Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur këtë të mërkurë në vendin e quajtur Cezmat e Senjishtit. Sipas informacioneve, në makinë kanë qenë katër sirianë.

Burime bëjnë të ditur se shoferi nuk i është bindur një prej pikave të kontrollit të policisë dhe kjo ka bërë që në ndjekje e sipër mjeti të dalë nga rruga.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar. Drejtuesi i mjetit dhe sirianët u shoqëruan në komisariat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *