Pas shtimit të numrit të aksidenteve, Policia Rrugore ngriti disa pika kontrolli në kryeqytet dhe ne autostradën Tiranë – Durrës. Gjatë kontrolleve u ndalua një makinë tip “bmw x6” e cila lëvizte me shpejtësi 197 km/ore. Në zonën e unazës së re, një tjetër drejtues rezultoi mbi normat e lejuara të përdorimit të alkoolit, ndërsa në Don Bosko një tjetër vijonte të lëvizte me makinë edhe pse kishte 13 gjoba te pa shlyera, ishte pa kontroll teknik, pa siguracion dhe me leje qarkullimi te bllokuar. Veç kësaj sipas Policisë Rrugore, ai drejtonte mjetin edhe nën ndikimit e alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *