Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

202 mijë biznese, borxhlinj! Fshihen miliarda lekë taksa, po...

Rama takohet me kryeministrin e Katarit: Biseduam për thellimin...

Colturi e dyta në Botëror! Tjetër podium për skiatoren...

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 20 persona në...

Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka...

Takim për Ukrainën në Gjenevë, Trump kritika Zelensky-t: Asnjë...

Vlora Hyseni përkrah liderëve të inteligjencës të NATO-s në...

Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas...

Eksportuesit duan tregje të reja: Rritja e pagës minimale...

Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre...

Shkodër, situatë e stabilizuar në qark! Reshje dëbore në zona malore dhe qarkullim normal në akset kryesore

23 Nëntor 20:17

Qarku Shkodër raporton një situatë të qetë deri në orën 19:00, pavarësisht reshjeve të dëborës në disa zona malore dhe bllokimeve të përkohshme të qarkullimit.

Bashkia Shkodër – Situata paraqitet e qetë dhe nuk ka problematika të raportuara. Në zonat malore ka reshje të herëpashershme dëbore, por pa krijuar vështirësi, ndërsa akset rrugore janë të kalueshme normalisht.

Bashkia Malësi e Madhe – Edhe kjo bashki raporton një situatë stabile, pa reshje shiu apo dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Në Vermosh ka mungesë të pjesshme të energjisë elektrike, ndërsa ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit. Autoritetet kanë kërkuar vëmendje të shtuar nga patrullat e policisë rrugore për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve pa goma dimërore ose zinxhirë, sipas situatës në terren.

Për rreth 3 orë, reshje të dendura dëbore kanë rënë në Bogë dhe Qafë-Thorë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit. Prej afro një ore qarkullimi është rikthyer në normalitet, ndërsa policia vijon monitorimin për sigurinë e mjeteve.

Bashkia Vau Dejës – Situata mbetet e qetë dhe pa problematika të raportuara.

Bashkia Pukë – Deri në këto momente nuk raportohet asnjë problematikë.

Bashkia Fushë-Arrëz – Në këtë zonë vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar, ndërsa mbi 930 metra lartësi reshjet janë në formë dëbore. Deri tani nuk ka raportime për bllokime rrugësh ose situata emergjente.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo ndërhyrje të mundshme, ndërsa situata në qark paraqitet përgjithësisht nën kontroll.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Bashkia Shkodër moti reshje shiu Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

202 mijë biznese, borxhlinj! Fshihen miliarda lekë taksa, po favorizohen abuzuesit

më shumë...

Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

më shumë...

Colturi e dyta në Botëror! Tjetër podium për skiatoren kuqezi në garën e Austrisë

më shumë...

Situata e motit në Elbasan! Rënie reshjesh, prurje të larta në Shkumbin dhe reshje dëbore në Steblevë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • “Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendos...
  • Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre për të c...
  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Eksportuesit duan tregje të reja: Rritja e pagës minimale dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.