Subscribe

Krimi në familje tronditi pak pas mesnate qytetin e Shkodrës, ku burri goditi për vdekje me çekiç në kokë bashkëshorten e tij.

 

Ngjarja e rënde ndodhi në qendër të qytetit në lagjen “Parrucë”, në katin e katërt të një pallati ku jetonte çifti. Viktimë mbeti Suzana Shumani 58-vjeçe, ndërsa autori është bashkëshorti i saj 69-vjeçari Bashkim Teli.

 

Pas një debati me tone të ashpra mes tyre, ai e qëlloi gruan me sende të forta, duke e lënë te vdekur në vend. Viktima sipas grupit hetimor kishte pësuar dëmtime te shumta.

 

Fqinjët lajmëruan policinë pasi dëgjuan zhurmat në apartament. Ndërkohë, 69 vjecari tentoi të arratisej, por u arrestua nga policia në vendngjarje.

 

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan të moshuarin të kryejë krimin e rëndë. 69-vjeçari Bashkim Teli, është baba i dy vajzave të rritura, ndërsa Suzana ishte gruaja e dytë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *