Policia Rrugore në qarkun e Korçës ka arrestuar 15 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Policia thothë se këta persona janë arrestuar gjatë periudhës 1 deri më 25 nëntor.

 

Por krahas arestimeve policia, në kuadër të aksionit për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, ka bërë me dije se:

 

5 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë vendosur në total 2099 masa administrative.

Nga të cilat 793 masa, për shkelje të ndryshme.

626 masa për parkim të gabuar.

491 masa për përdorim celulari.

77 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë pezulluar 30 leje drejtimi.

18 masa për defekte teknike.

13 masa për drejtim mjeti pa leje qarkullimi.

9 masa për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

7 masa për drejtim mjeti duke përdorur pije alkoolike.

Janë ndaluar administrativisht 39 mjete.

 

Policia ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *