Shiu ndihmon shuarjen e flakëve

Pavarësisht reshjeve te shiut qe kane rene gjate natës, situata e zjarreve vijon te jete problematike ne disa zona. Ne 24 orët e fundit u evidentuan 11 vatra, por shiu i rene ka shuar disa prej tyre.
Ndërkohe sipas raportimit te emergjencave civile mbeten ende aktive disa vatra ne Gjirokastër, Dibër e Vlorë. Ne qarkun Dibër ka vijuar puna per shuarjen e flakëve ne Bllate, ne bashkinë Bulqize. Vatrat e zjarrit vijojnë te jene aktive, por me intensitet me te dobët. Situata është shqetësuese edhe ne territorin e bashkisë Finiq ne qarkun Vlorë.
Në operacion është përfshirë edhe helikopteri i cili ka realizuar disa fluturime me qellim shuarjen e flakëve. Ndërkohe një i ri është arrestuar nga policia, pasi ka djegur qëllimisht 50 hektar pyje. 21-vjeçari është prangosur në flagrancë, pasi i ka vënë zjarrin qëllimisht ne vendin e quajtur “gropa”, në fshatin Leshnicë. Ndërsa sa i përket qarkut Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë aktive ne fshatrat Frashtan dhe Lugar.




