Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi për motive të dobëta kanë plagosur me thikë dy persona.

 

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur ndalimin e përfshkallëzimit të sherrit midis tre familjeve në fshatin Zall-Lusen të Kukësit.

 

Sipas uniformave blu të Kukësit, shtetasit A. L., R. L., dhe A. L., vëllezër, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

 

Fatmirësisht të plagosurit po marrin ndihmën mjeksore në Spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Të ndaluarit në lidhje me këtë ngjarje janë vëllezërit A. L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen, gjithashtu është shpallur në kërkim A. L., 36 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

 

Ndërsa, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin R. L.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *