Dy të mitur u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin në lagjen nr. 3 në Sarandë këtë të premte.

 

16-vjeçari me inicialet O. H., pas përleshjes fizike për motive të dobëta, goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij me iniciale B. A..

 

Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe pas ndërhyrjes mjekësore, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërsa autori i plagosjes përfundoi në pranga.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *