Subscribe

Një sërë shërbimesh që lidhen me drejtorinë e shërbimit dhe transportit rrugor nga muaji janar 2020 do të kryen online, pra në internet. Të 12 zyrat në të gjithë vendin ofrojnë rreth 50 procedura të ndryshme për qytetarët që kanë një automjet. Por për kreun e këtij institucioni,  brenda vitit 2020 të gjitha shërbimet do të jetë tërësisht në internet.

 

Dixhitalimi i shërbimeve publike është një avantazh pasi i kursen kohën qytetarëve që kërkojnë të kryejnë një aplikim. Ministrja Belinda Balluku gjatë një vizite në sportelet e patentave Tiranë  tha se do të jenë zyrat e shtetit ato që do të plotësojnë dokumentacionin.

 

Lidhur me shërbimet online qeveria ka një objektiv: 31 dhjetor 2020 rreth 91 % e shërbime do të kryhen online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *