Subscribe

Gjatë fjalës që mbajti në nisjen e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli edhe për shengenin rajonal.

 

Si një nismë e atakuar dhe ku Kosova ka refuzuar disa herë të marrë pjesë, Edi Rama tha se ky është një projekt i rinisë shqiptare që le pas historinë dhe e kthen rajonin në një zonë atraksionesh.

 

“Projekti i shengenit rajonal është projekti i rinisë shqiptare kudo qoftë, i të gjithë atyre që ende sot janë në kopsht, në shkollën fillore, në një moshë pa të drejtë vote dhe për të cilët është përgjegjësia jonë për të vendosur. Është projekti i të rinjve sepse është projekti i daljes përfundimtare nga kurthi i historisë dhe i spostimit tonë në një hapësirë më të madhe që do të na japë frymëmarrje më të madhe dhe do të kthejë këtë rajon nga një vrimë e zezë në perceptimin e të tjerëve, në një zonë atraksionesh për investime dhe do të kryejë një mbështetje të madhe për të gjithë për integrimin përfundimtar në BE. Nuk duhet të jetojmë me iluzione, por me realitetin. Besoj se bashkëpunimi ynë në këtë drejtim sot është i hapur plotësisht. Koha e mureve ideo-psikologjike besoj se ka kaluar, ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ta bëjmë atë kohë të pakthyeshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *