Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se kete vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjeti Shqipërinë pa Teatrin Kombetër.

Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se ajo godinë u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

“Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.”

Basha përsëriti premtimin e tij se PD do ta rindërtojë Teatrin Kombëtar në të njëjtin vend ku ishte dhe se ata që e shembën do të përballen me drejtësinë.

“Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *