Subscribe

Shefja e Operacionit ndërkombëtar te Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera vlerëson arritjet e procesit te vetingut, tashme qe ne harkun kohor te një viti skanerit i janë nënshtruar gjyqtaret e prokuroret me te larte te vendit.

 

Calavera qe mban edhe postin e Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, ka publikuar një opinion, ku thekson se Brukseli është i inkurajuar qe hetimet e vetingut po kryhen në mënyrë të plotë dhe profesionale.

 

Zhvillimet e fundit tregojnë se reforma po jep rezultate dhe se Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt krijimit të një sistemi drejtësie pa paaftësi, njëanshmëri dhe korrupsion.

 

Shefja e ONM e pranon problematiken e krijuar për shkak te vetingut qe ka çuar ne mbylljen e gjykatës kushtetuese, por vlerëson kjo është e pashmangshme ne përpjekjen për te reformuar sistemin e drejtësisë.

 

Calavera ka patur një apel edhe për dy institucionet e reja, këshillin e larte te prokurorisë dhe atë gjyqësor.

 

Një thirrje u drejtohet të gjithë anëtarëve të sapoemëruar për të përmbushur më së miri detyrën e tyre, e cila siguron që gjyqësori mund të funksionojë në mënyrë të pavarur, i lirë nga çdo ndikim apo trysni e panevojshme nga politika apo nga çdo forcë tjetër e jashtme. Duke vlerësuar arritjet e reformës.

 

Shefja e operacionit ndërkombëtar te monitorimit premton se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i shoqërojë institucionet e Shqipërisë në këtë përpjekje historike.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *