Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro,...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i...

Cili ishte roli i Rusisë në krizën me emigrantët...

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane për Ukrainën

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në flakë (VIDEO)

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë...

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga Turqia, kush...

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në...

Shefi i inteligjencës britanike: Rusia po kërkon të nxisë frikë në Europë

29 Nëntor 17:06

Rusia po kryen “fushatë të pamatur” sabotuese në Evropë dhe po ashtu po intensifikon retorikën bërthamore për të frikësuar shtetet e tjera në mënyrë që të mos e mbështesin Ukrainën, tha shefi i spiunazhit i Britanisë.

Richard Moore, që udhëheq shërbimin e inteligjencës sekrete britanike, të njohur si MI6, gjatë një fjalimi në Paris më 29 nëntor tha se nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të ketë sukses që ta shndërrojë Ukrainën në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet aty.

“Siguria jonë, britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike, do të rrezikohej”, tha ai. “Ne kemi zbuluar një fushatë të pamatur të sabotimit rus në Evropë, edhe teksa Putin dhe aleatët e tij përdorin kërcënimet bërthamore për të nxitur frikë lidhur me pasojat e ndihmës së Ukrainës”, shtoi ai.

Moore tha se dihet çmimi i mbështetjes së Ukrainës, por shtoi se “çmimi i mosveprimit do të ishte pafundësisht më i lartë. Nëse Putini ka sukses, Kina do të peshonte pasojat, Koreja e Veriut do të inkurajohej dhe Irani do të bëhej edhe më i rrezikshëm”.

Fjalimi i Moore duket se kishte për synim të bashkonte aleatët evropianë dhe u drejtohej edhe skeptikëve lidhur me rëndësinë e Ukrainës.

Edhe shefat e tjerë të inteligjencës perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia ka intensifikuar veprimet sabotuese. NATO dhe shërbimet perëndimore të inteligjencës kanë thënë se Rusia qëndron prapa një sërë aktivitetesh armiqësore në mbarë zonën euroatlantike, sikurse janë sulmet e vazhdueshme kibernetike, gjë që Moska i mohon.

Shërbimi i inteligjencës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar tha muajin e kaluar se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, po synonte të nxiste “kaos” në Britani dhe Evropë. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Britanike inteligjenca Shefi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

E premtja sjell “frymëmarrje”, ulen lehtë temperaturat

më shumë...

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

më shumë...

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bord ndodheshin 14 persona

më shumë...

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet nga plazhi dhe virozat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:32

E premtja sjell “frymëmarrje”, ulen lehtë temperaturat

4:27

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

4:15

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8...

3:13

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet...

2:56

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH:...

2:53

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i...

2:47

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë,...

2:20

Rritet fluksi i pushuesve në Pogradec, kontrolle...

2:19

Cili ishte roli i Rusisë në krizën...

2:17

Zjarr në Elbasan, digjet një sipërfaqe e...

2:13

Zbardhet konflikti me armë në Tiranë, policia...

2:03

Arrestohet 21-vjeçari i armatosur në Elbasan, sekuestrohet...

2:02

Ktheheni nga pushimet të lodhur? Ja pse...

1:54

Aksident në Poliçan, makina del nga rruga,...

1:52

A po rikthehet çifti legjendar i “Karadayı”?

1:14

“Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën...

1:06

Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën:...

12:49

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane...

12:35

Fluks i lartë lëvizjesh në Korçë, policia...

12:22

Zjarret rrethuan Tiranën gjatë natës, përmirësohet situata...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.