Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan.

 

Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

 

“Autorizova një goditje precize që do ta largonte nga fusha e betejës, një herë e përgjithmonë,” tha Biden. “Tani drejtësia është vendosur dhe ky udhëheqës terrorist nuk është më”, tha presidenti.

 

Zawahiri, 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit terrorist, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden.

 

Në një moment, ai kishte punuar si mjeku personal i Bin Ladenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *