Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump duket e vendosur për pezullimin e pasaportës amerikane për të udhëtuar drejt Koresë së Veriut edhe për një tjetër vit.

 

Këtë të hënë Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ndalesa do të zbatohet deri më 31 gusht të vitit 2020, përveç nëse largohet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

 

Kjo është një ndalesë që është vënë që në shtator të vitit 2017, nga ish-Sekretari i Shetit, Rex Tillerson dhe është vazhduar më 2018.

 

Tillerson pati marrë këtë vendim të pazakonshëm, pas vdekjes së studentit amerikan, Otto Ëarmbier, i cili ka qenë i ndaluar në Korenë Veriore.

 

Ndalesa u lejon vetëm disa kategorive të shtetasve amerikanë, siç janë punëtorët që merren me ndihma humanitare apo gazetarët, që të fitojnë leje speciale për një udhëtim në Korenë Veriore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *