Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka urdhëruar tërheqjen e gjithë personelit diplomatik të SHBA-së, të mbetur në Venezuelë.

 

Ky është një urdhër që është dhënë disa orë pasi Uashingtoni sanksionoi një bankë ruse, për shkak të marrëveshjeve të saj me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA.

 

Këto vendime synojnë të rrisin presionin edhe mbi Karakasin, edhe mbi Moskën, e cila është një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të presidentit të sfiduar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

 

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe disa vende të tjera e kanë shpallur Maduron udhëheqës të paligjshëm dhe e kanë mbështetur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si lider të përkohshëm.

 

Sipas tyre, Maduro nuk është rizgjedhur në mënyrë të ligjshme vitin e kaluar, pasi kandidatët e opozitës nuk janë lejuar të garojnë.

 

Nën udhëheqjen e tij, Venezuela ka përjetuar kolaps ekonomik, me mungesa të mëdha ushqimesh dhe rritje enorme të inflacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *