Subscribe

Bombardimet te reja ajrore janë regjistruar ne qytetin e goditur nga sulmi me arme kimike ne veriperëndim te Sirisë, raporton CNN.

 

Nuk është e qarte se kush i ka realizuar sulmet te premten dhe te shtunën, megjithëse ne kete zone avionët rus dhe siriane kane kryer bombardime te herëpashershme. Sulmet pasojnë lëshimin e raketave nga Shtetet e Bashkuara ndaj nje baze ajrore siriane. Te paktën 85 persona humben jetën nga sulmet me arme kimike te ndërmarra nga qeveria siriane ne provincën e Idlibit.

 

Sulmi amerikan ka shtuar ne maksimum tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit. Sekretari amerikan i shteti Rex Tillerson nuk është shprehur aspak i habitur nga qëndrimi dhe reagimi i Rusisë ndaj sulmit me raketa ne Siri. Sipas tij, qëndrimi i Moskës ishte zhgënjyes, por aspak i papritur. Sulmi me raketa Tomahavvk e bazës siriane nga ku besohet se u nisën avionët me lëndë kimike, i kushtoi jetën 6 personave. Ne nje reagim per ngjarjen, Moska deklaroi se do te ndihmoje Sirinë te forcoje mbrojtjen antiajrore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *