Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje gjigantëve të mediave sociale Facebook, Instagram dhe Twitter që të pezullojnë llogaritë që lidhen me liderët e Qeverisë iraniane, derisa mbulimi me internet të rikthehet në Iran.

 

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin, Brian Hook në një deklaratë për mediat është shprehur se është një regjim thellësisht hipokrit.

“Ndalon internetin, teksa qeveria vazhdon të përdorë të gjitha llogaritë në këto media sociale. Prandaj, njëra prej gjërave që ne po kërkojmë nga kompanitë si Facebook, Instagram dhe Tëitter është që të mbyllin llogaritë e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, ministrit të Jashtëm Mohammad Javad Zarif dhe presidentit Hassan Rohani, derisa ata të rikthejnë qasjen në internet për njerëzit e tyre”.

Qeveria iraniane ka mbyllur pothuajse të gjithë qasjen në internet teksa protestat anti-qeveritare nisën javën e kaluar në mbarë vendin. Megjithatë, grupet monitoruese kanë thënë se në dy ditët e fundit, qasja në internet ka filluar që të rikthehet.

Zyrtarët iranianë pretendojnë se protestat – të cilat janë mbajtur në më shumë se 100 qytete pas njoftimit më 15 nëntor për racionimin e naftës dhe rritjes së çmimit të naftës – janë shuar, por pretendime të tilla nuk mund të konfirmohen.

Teherani ka fajësuar armiqtë e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Izraelin se qëndrojnë prapa protestave, që kanë qenë ndër më të dhunshmet.

Qeveria ka thënë se pesë persona kanë vdekur gjatë protestave, por grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, kanë thënë se mbi 100 është numri i personave që kanë humbur jetën gjatë protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *