Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon...

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi...

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga të nivelit...

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez...

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të...

Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani...

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani kërcënon me...

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht dronë dhe...

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia...

SHBA-të fillojnë stërvitjen ajrore disaditore në Lindjen e Mesme, Trump hesht për një sulm të mundshëm ndaj Iranit

27 Janar 18:29

Teksa qëllimet e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me skenarët e një sulmi të mundshëm ndaj Iranit mbeten ende të paqarta, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se Forca e Nëntë Ajrore Luftarake, e njohur si Air Forces Central (AFCENT), ka nisur një stërvitje ajrore disaditore në Lindjen e Mesme.

Stërvitja synon të demonstrojë aftësinë e forcave ajrore amerikane për të vendosur, shpërndarë dhe mbështetur avionë luftarakë në zonën e përgjegjësisë së CENTCOM-it, e cila përfshin Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Azinë Jugore.

Sipas një deklarate zyrtare, stërvitja do të shërbejë për testimin e procedurave të lëvizjes së shpejtë të personelit dhe avionëve, operacioneve në lokacione emergjente të shpërndara, mbështetjes logjistike me kapacitete minimale, si dhe integrimit të komandës dhe kontrollit shumëkombësh në një zonë të gjerë operacionesh.

U.S. Air Forces Central will be conducting a multi-day readiness exercise to demonstrate the ability to deploy, disperse, and sustain combat airpower across the U.S. Central Command area of responsibility.

Read more: https://t.co/F4rRENnVGD pic.twitter.com/ny80gdjuQU

— U.S. Central Command (@CENTCOM) January 27, 2026

AFCENT bën të ditur se gjatë stërvitjes, forcat amerikane do të dislokojnë ekipe në vende të ndryshme emergjente dhe do të verifikojnë procedurat e shpejta të vendosjes, operimit dhe rikuperimit të avionëve, duke përdorur paketa të vogla, por efektive mbështetëse.

Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen me miratimin e autoriteteve kombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet civile dhe ushtarake të aviacionit, me theks të veçantë në sigurinë, saktësinë dhe respektimin e sovranitetit kombëtar.

Kjo stërvitje vjen një ditë pasi CENTCOM njoftoi mbërritjen në Lindjen e Mesme të aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln, së bashku me anijet luftarake shoqëruese.

Forcimi i pranisë ushtarake amerikane në rajon, si dhe deklaratat e Donald Trump në mbështetje të protestuesve kundër regjimit iranian, janë interpretuar nga analistët si përgatitje për një sulm të mundshëm ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Megjithatë, një ditë më parë, presidenti amerikan deklaroi se Teherani është “i gatshëm për dialog”.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di këtë. E kanë kërkuar shumë herë, duan të flasin”, tha Trump për Axios, pa dhënë detaje mbi opsionet që po “shqyrton” apo cilin prej tyre preferon.

Sipas New York Times, agjencitë amerikane të inteligjencës e kanë informuar vazhdimisht Trumpin se regjimi iranian po dobësohet dhe se ndodhet në gjendjen më të keqe që nga rënia e Shahut në vitin 1979. Senatori republikan Lindsey Graham i tha gazetës se ka komunikuar shpesh me Trumpin ditët e fundit, duke theksuar se “qëllimi është fundi i regjimit”.

Nga ana iraniane, ndonëse diplomacia ka lënë të kuptohet se ekziston një kanal komunikimi i hapur me SHBA-në, toni zyrtar është zbutur vetëm pjesërisht ditët e fundit.

Sot, zëdhënësi i Gardës Revolucionare paralajmëroi se “nëse aeroplanmbajtësja bën një gabim dhe hyn në ujërat territoriale iraniane, ajo do të vihet në shënjestër”.

Ndërkohë, një gazetë vendase iraniane shkroi se Irani është gati për një “përgjigje të fortë” dhe se mund të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një arterie jetike për transportin global të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
SHBA trump

Nga e njëjta kategori

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon me Witkoff dhe Kushner

më shumë...

Dhunohet me sende të forta efektivi i policisë në Shkodër

më shumë...

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov

më shumë...

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez të ri oficerësh, 10 prej tyre nga Kosova

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:47

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”,...

10:34

Dhunohet me sende të forta efektivi i...

10:27

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin...

10:01

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga...

9:50

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi...

9:37

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67...

9:14

Irani: Askush nuk do të shesë naftë...

8:25

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:00

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani...

7:25

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:45

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht...

6:27

Zjarr në Voskopojë, ndërhyrje me forca zjarrfikëse...

5:59

Zjarr në kodrat pranë Selishtës, flakët përfshijnë...

5:53

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie...

5:42

Aksident i rëndë në Roterdam, përplasen dy...

5:29

Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32...

5:09

Trump: Amerikanët nuk janë kundër luftës me...

4:17

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis...

4:05

Nafta kapërcen 200 lekë, shqyrtohet rikthimi i...

4:04

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën në Pojskë, ky është a...
  • Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë gjatë...
  • Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur në kredi, nu...
  • Po riparonte një defekt në rrjetin elektrik, humb jetën puno...
  • SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis Martinajn, Nuredin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.