Fitoi çmimin “Global Hitmaker”, Bebe Rexha flet për “sakrificat”: Të jesh shqiptare duhet të martohesh e të bësh fëmijë në moshën 24-vjeçare

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj për pritshmëritë tradicionale në kulturën shqiptare, gjatë ceremonisë “Billboard Canada Women in Music 2026”, ku u nderua me çmimin “Global Hitmaker Award”.
Gjatë fjalës së saj, artistja foli për presionin që, sipas saj, shoqëria tradicionale shqiptare ushtron ndaj vajzave për t’u martuar në moshë të re dhe për të krijuar familje që në të 20-at.
“Ti martohesh shumë e re. Duhet të bësh fëmijë në moshën 24 apo 25 vjeç. Dhe unë thashë: ‘Kurrë!’”, u shpreh Bebe Rexha.
Deklarata e këngëtares ka tërhequr vëmendjen, pasi ajo solli në fokus pritshmëritë familjare dhe shoqërore që lidhen me martesën dhe mëmësinë në një moshë të hershme, duke theksuar qëndrimin e saj për të zgjedhur vetë rrugën e jetës.




