Ambasadorja  e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar punën e policisë së shtetit. Në ceremoninë e dekorimit të dy zyrtareve  të zyrës rajonale të sigurisë të ambasadës amerikane diplomatja ka theksuar se Uashingtoni do te jete gjithnjë ne krah te Shqipërisë si dhe do te ndihmoje agjencitë ligjzbatuese

“Shtete e Bashkuara janë shume krenar për aleancën qe kane lidhur me shtetin shqiptar. Dëshiroj te veçoj policinë shqiptare  për mbështetjen e tyre te vazhdueshme ne përmbushjen e prioriteteve te përbashkëta te shteteve te bashkuara dhe Shqipërisë, veçanërisht për punën e tyre ne zonën rajonale te sigurisë për te mbajtur ambasadën tone te pa rrezikuar dhe te sigurt”, tha Kim.

Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara eshte ndalur edhe tek lufta ndaj krimit te organizuar dhe veshtiresite me te cilat jane perballur uniformat blu gjate periudhes se pandemise.

“Gjithashtu dua t’ju nxis për përpjekjet tuaja qe keni bere kohet e fundit  për te luftuar krimin e organizuar dhe për te forcuar sundimin e ligjit. Pavarësisht ngarkesës e shtuar për shkak te pandemisë se koronës, ju keni vazhduar te shkoni përpara me hetimet penale dhe policinë. Ndërsa ndihmoni ne përpjekjet tona ligjzbatuese, shpresojmë qe bashkëpunimi I ngushte i zyrtareve ligjzbatuese te shteteve te bashkuara me zyrtaret tuaj, te nxjerrin ne pah teknikat tuaja hetimore.”

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj eshte shprehur se policia e shtetit po përballet me një sfide të madhe për të permisuar  parametrat e sigurise ne funksion edhe te përshpejtimit te procesit te integrimit te shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *