Sulmi i paprecedentë i Iranit ndaj izraelit këtë të dielë ka ngritur alarmin se ai kërcënon të shndërrohet në një konflikt të hapur, të drejtpërdrejtë, e që do të vendoste përballë Iranin dhe aleatët e tij rajonalë kundër Izraelit dhe mbështetësit të tij kryesor, Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Joe Biden, pas mbledhjes me ekipin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, përgëzoi forcat amerikane që ndihmuan Izraelin në kundër përgjgije dhe dënoi sulmin Iranian.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Siç tha Presidenti, angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani është i hekurt”, tha Sekretari Antony Blinken.

Po ashtu liderët europianë por edhe kryediplomati Josep Borrell dënoi sulmin e Teheranit dhe i siguruan izraelit mbështetje të plotë.

“BE-ja dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit. Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale”, tha Borrell.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se do të mbajë një takim emergjent për sulmet e iranit dhe situatën në lindjen e mesme.

Gjtihashtu liderët G7 do të mblidhen për të bashkërenduar një përgjigje diplomatike ndaj valës e sulmeve në Izrael.

E ndryshe nga perëndimi, në iran ‘shpërtheu’ festa për hakmarrjen e premtuar ndaj shtetit Hebre./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *