Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 July 2025
Vizion fokus

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, ish-kreu i...

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, Spahia: Rama...

Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e luftës në...

Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër skuadër...

Ismajli refuzoi ofertën e majme nga Katari për t’u...

Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë të sulmojnë...

Trump emëron Sean Duffy si administrator të përkohshëm të...

Zjarr në pyllin me pisha në Zvërnec

Kavaja nderon heroin antikomunist, përurohet shtatorja e Josif Budos,...

Britani-Ukrainë nënshkruajnë marrëveshjen për 5 mijë raketa Thales

SHBA: Korrupsion endemik në Shqipëri, investitorët ankohen për pabarazi dhe informalitet

10 Shtator 12:14

Departamenti amerikan i shtetit shpalos një panoramë të zymtë të ekonomisë, duke theksuar se Shqipëria nuk është ende vendi i duhur për investitorët e huaj, pasi nuk garanton kushte të denja të konkurrencës dhe zhvillimit të biznesit.

 

Në raportin e Klimës së Investimeve për vitin 2020, vihet në dukje se vendi ynë vijon të renditet ndër më të korruptuarit në Ballkanin Perëndimor.

 

 

“Pavarësisht nga një kornizë e shëndoshë ligjore dhe përparimit në reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë, si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në Gjyqësor, mungesën e transparencës në Prokurimin Publik dhe zbatimin e dobët të kontratave, si problemet e vazhdueshme në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme.”

 

Procesi i hartimit të rregullave në Shqipëri sipas Raportit, plotëson kërkesat minimale të transparencës dhe më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut janë shkarkuar për pasuri të pasqaruar ose lidhje me krimin e organizuar. Sipas departamentit amerikan të shtetit, ndërsa zbatimi i reformës gjyqësore është në vazhdim, përfundimi i saj pritet të përmirësojë klimën e investimeve. Por shqetësim mbeten koncesionet.

 

“Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare, si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.

 

Më tej del në pah një tjetër problem i mbartur në Shqipëri, ai i pronave. Procesi i kthimit dhe kompensimit ka qenë i ngadaltë dhe i dëmtuar nga korrupsioni. Çështjet gjyqësore vazhdojnë me vite pa një vendim përfundimtar, duke bërë që shumë të referojnë çështjen e tyre në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut  në Strasburg.

 

“Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse titulli i qartë është i vështirë për tu fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i rëndë, joefikas dhe i papërshtatshëm. Po ashtu, vendi vazhdon të ketë rezultate të dobëta në fushat e dhënies së lejeve të ndërtimit, pagimi i taksave, zbatimi i kontratave, regjistrimi i pronës, marrja e energjisë elektrike dhe mbrojtja e investitorëve të pakicave.”

 

Edhe pse sistemet ligjore, ato rregullator dhe të kontabilitetit janë përmirësuar vitet e fundit,  ka ende shumë sfida serioze.

 

 

“Korrupsioni endemik, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë dhe mungesa e transparencës, të gjitha e pengojnë komunitetin e biznesit. Sistemi tatimor i Shqipërisë nuk bën dallimin midis investitorëve të huaj dhe atyre vendas. Informaliteti në ekonomi, i cili mund të jetë aq i madh sa 40 për qind e ekonomisë totale, paraqet sfida për administratën tatimore.”

 

Studimi mbi klimën e investimeve për vitin 2020 nuk le pa përmendur faktin se në Shqipëri numërohen rreth 440,000 struktura të paligjshme, të ndërtuara pa leje, dhe ndërtimet e paligjshme vazhdojnë të jenë një pengesë kryesore për sigurimin e titujve të pronave.

Posted Under:
Ekonomi Politike Vendi
Tagged:
DASH Informalitet Investitore Korrupsion shqiperia

Nga e njëjta kategori

Mbetën në det të hapur pasi veliera pësoi defekt, Forca Detare shpëton tre persona në Gjirin e Gramës

më shumë...

Aksioni në Theth i hap rrugën investitorëve strategjikë? Bardh Spahia tregon në “Quo Vadis” çfarë do të ndodhë

më shumë...

“Situata dramatike, terror i gjallë”, pronari i bujtinës në Theth: Janë anuluar 80% të rezervimeve

më shumë...

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, ish-kreu i IKMT: Po zbatohet ligji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:56

Mbetën në det të hapur pasi veliera...

10:15

Aksioni në Theth i hap rrugën investitorëve...

10:07

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth,...

10:01

Pronari i Bujtinës: Mirë ne ndërtuam pa...

9:52

“Situata dramatike, terror i gjallë”, pronari i...

9:39

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth,...

9:26

“Për të vënë duart në kokë”, avokati...

9:21

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth,...

8:55

Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e...

8:48

Eljan Tanini emërohet drejtor i Arkivit Qendror...

8:35

Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një...

8:32

Ismajli refuzoi ofertën e majme nga Katari...

8:28

Si do të ndikojë sot “Hëna e...

8:21

Pas dorëheqjeve masive në bashkinë e Vlorës,...

8:03

Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë...

7:48

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim...

6:58

Trump emëron Sean Duffy si administrator të...

6:53

Zjarr në pyllin me pisha në Zvërnec

6:45

Kavaja nderon heroin antikomunist, përurohet shtatorja e...

6:34

Britani-Ukrainë nënshkruajnë marrëveshjen për 5 mijë raketa...

Më të klikuarat

  • Hëna e plotë në Bricjap “shkund” shenjat, Meri G...
  • E mbytën me litar dhe hodhën në liqen, nxirret nga uji makin...
  • Jep dorëheqjen kreu i AMP
  • Lapaj rrezikon Parlamentin, daja i Endri Shabanit refuzon të...
  • Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohet drejtori i policisë S...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services