Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 November 2025
Vizion fokus

SHBA: Ruajmë sovranitetin e Ukrainës! Rubio: Afër marrëveshjes por...

PD sërish sot para kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e...

Provokimi i senatores australiane, hyn me burka në sallë,...

VIDEO/ Makina përplas këmbësorët në Tokio, një i vdekur...

Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat...

Asnjë fluturim në vend, shkollat dhe transporti i mbyllur!...

SHBA-ja thotë se propozimi për paqe është “përditësuar” për...

40-vjeçari plagoset me armë, autor shoku i tij, prej...

Marina Britanike “mbikëqyr” anijet ruse, NATO në gatishmëri

Zelensky: Ne kurrë nuk do të jemi pengesë për...

SHBA-ja thotë se propozimi për paqe është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

24 Nëntor 09:53

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kanë rezultuar me një kornizë “të përditësuar dhe ridefinuar” që parasheh sovranitetin e plotë të Ukrainës dhe arritjen e paqes.

Në deklaratën e 23 nëntorit të lëshuar nga Uashingtoni nuk janë përmendur specifika të ndryshimeve që janë bërë në planin e paqes prej 28 pikash që është çuar përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe i cili është kritikuar nga mbështetësit e Kievit, të cilët e kanë konsideruar dokumentin shumë miqësor për Rusinë.

Propozimi amerikan raportohej se përfshinte edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.

“Bisedimet kanë qenë konstruktive, të fokusuara, të zhvilluara me respekt dhe nënvizojnë përkushtimin e përbashkët për të arritur paqe afatgjatë”, është thënë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.

“Diskutimet shënojnë përparim domethënës drejt përafrimit të pozicioneve dhe identifikim të hapave të ardhshëm”.

“Në bisedime është bërë e qartë se çdo marrëveshje e së ardhmes duhet të ruajë sovranitetin e Ukrainës dhe të përcaktojë vetëm paqe të qëndrueshme. Si rezultat i diskutimeve, palët e kanë përpiluar një kornizë të përditësuar dhe të ridefinuar”, është thënë në deklaratë, pa dhënë më shumë hollësi.

Në deklaratë është përmendur edhe që palët janë pajtuar “të jenë në kontakt të ngushtë me partnerët evropianë” të cilët mbesin disa prej mbështetësve me të fuqishëm të Ukrainës.

Vetë Trumpi nuk ka bërë ndonjë koment publik pas takimit.

Bashkë me disa aleatë evropianë të Ukrainës, disa ligjvënës amerikanë – përfshirë disa republikanë – e kanë kritikuar propozimin origjinal, dhe disa e kanë përshkruar si shumë adekuat për Kremlinin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet e 23 nëntorit me zyrtarët ukrainas në Gjenevë, teksa Uashingtoni e ka rritur presionin ndaj Kievit për të pranuar shpejt planin amerikan.

Trump është shprehur i zemëruar me Ukrainën dhe aleatët evropianë që e kanë kundërshtuar propozimin fillestar.

Pas takimit, Rubio ka thënë se është arritur përparim i jashtëzakonshëm dhe që Trumpi është shumë i kënaqur.

Menjëherë pas bisedimeve në Zvicër, Rubio është kthyer në Uashington.

Shefi i delegacionit ukrainas Andriy Yermak – shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky– u ka thënë gazetarëve se negociatat kanë shënuar përparim në Gjenevë, dhe që po shkohet përpara drejt arritjes së paqes afatgjatë të cilën populli ukrainas e meriton.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
SHBA Ukraine

Nga e njëjta kategori

Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, kompania nis punën për heqjen e shkëmbinjve nga aksi nacional

më shumë...

Çela dhe Dumani vizitë në Belgjikë, takohen me Prokuroren e Përgjithshme Federale, fokusi te lufta kundër krimit të organizuar

më shumë...

Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjini: Kthehen njerëz nga e kaluara, paraja kryefjalë për këtë shenjë

më shumë...

SHBA: Ruajmë sovranitetin e Ukrainës! Rubio: Afër marrëveshjes por ka ende punë. Zelensky: Duam fundin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlu...
  • Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre për të c...
  • “Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendos...
  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.