Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të tjera në...

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas 11 ditësh...

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte kthyer në...

PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në vitin 2030,...

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura...

Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi dhe ndikimi...

Prag-Milan, Spalletti jep lajmin e mirë për Zhegrovën

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e...

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi me një...

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit...

Asnjë fluturim në vend, shkollat dhe transporti i mbyllur! Belgjika paralizohet nga greva tre-ditore kundër reformave të qeverisë

24 Nëntor 11:09

Trenat të bllokuar, avionët të mbajtur në tokë dhe shkollat e mbyllura: Belgjika po përgatitet sot për një grevë kombëtare që do të zgjasë tre ditë, në shenjë proteste ndaj reformave fiskale të qeverisë së Bart De Wever, të cilat sindikatat i cilësojnë si “shkatërrim” të shtetit social.

Kompania kombëtare e hekurudhave (SNCB) kishte reduktuar që prej ditës së djeshme itineraret, ndërsa sot pritet të funksionojë vetëm një tren në dy ose në tre, në varësi të linjës. Paralizë pritet edhe në shërbimet e tjera të transportit publik, si dhe ndikim në linjat e Eurostar-it mes Brukselit dhe Parisit.

Nesër greva pritet të përfshijë shkollat, çerdhet, shërbimet postare, pastrimin e mbeturinave dhe një pjesë të madhe të sektorit të shëndetësisë, ndërsa ndërprerjet në transportin publik do të vijojnë.

Kulmi i mobilizimit do të jetë të mërkurën, kur në grevë do të bashkohen edhe shumë sektorë të sektorit privat.

Sipas autoriteteve të aeroporteve, nuk do të ketë asnjë nisje fluturimesh nga dy aeroportet më të mëdha të vendit, në Bruksel dhe Charleroi, ndërsa probleme do të ketë edhe në mbërritje për shkak të grevës së personelit tokësor dhe atij të sigurisë.

Qeveria qendro-djathtas ka paralajmëruar masa të reja kursimi me synimin për të reduktuar shpenzimet me 10 miliardë euro deri në vitin 2030. Belgjika, një nga vendet më të zhytura në borxh në BE, duhet të ulë deficitin dhe borxhin për të mos shkelur rregullat e unionit, ndërsa paralelisht duhet të rrisë ndjeshëm shpenzimet ushtarake sipas kërkesave të NATO-s.

Protestat vijnë në një moment kur pakënaqësia publike dhe presioni sindikal po rriten ndjeshëm. Në tetor, rreth 100.000 vetë marshuan në Bruksel kundër masave të planifikuara nga qeveria.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Belgjikë Protesta protesta 3 ditor

Nga e njëjta kategori

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të tjera në krye të FIFA-s, konfirmohet rikandidimi

më shumë...

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas 11 ditësh e bllokuar nën rrënoja

më shumë...

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte kthyer në qendër komanduese të Hezbollahut

më shumë...

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi, radhë e gjatë në Kapshticë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

3:37

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

3:03

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe...

2:27

PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në...

2:26

Piktorët mblidhen në Shkodër, edicioni i tretë...

2:22

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me...

2:14

Berisha takime me shqiptarët në SHBA: Emigrimi...

1:57

Prag-Milan, Spalletti jep lajmin e mirë për...

1:44

Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në...

1:31

Nga Lambo tek Range dhe Audi, policia...

1:12

Vihet nën kontroll zjarri në Himarë, normalizohet...

12:44

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3...

12:04

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në...

12:02

Helmimi i qytetarëve nga uji, kreu i...

11:50

EMRI/ Kapet hajduti serial në Shkodër, bashkëpunoi...

11:28

Goditen shpërndarësit e drogës, operacion në Sarandë,...

10:49

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit...

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.