Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

SHBA-ja dhe Meksika përgatiten për një krizë emigrimi

8 Maj 20:44

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha më 8 maj se do ta diskutonte krizën e migracionit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, para se të hiqen këtë javë kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës kur ishte përhapur fillimisht COVID-19.

 

Gjatë video-telefonatës së planifikuar më 9 maj mes liderëve të SHBA-së dhe Meksikës do të diskutohet për “emigracionin, fentanilin dhe bashkëpunimin për zhvillim”, u tha Lopez Obrador gazetarëve.

 

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur dy vendet po përgatiten për një valë të mundshme emigrantësh në kufirin e tyre të përbashkët.

 

Së fundi, administrata e Bidenit është përgatitur për një rritje potenciale të numrit të emigrantëve, pasi që kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës së ish-presidentit Donald Trump, të njohura si “Titulli 42”, do të hiqen më 11 maj.

 

Këto kufizime ia lejonin SHBA-së largimin e emigrantëve, për arsye të shëndetit publik shkaku i pandemisë COVID-19, pa ua lejuar mundësinë e aplikimit si azilkërkues.

Që nga marsi i vitit 2020, raportohet se ky ligj është përdorur mbi 2.8 milionë herë për t’i dëbuar emigrantët.

 

Por, më 11 maj, kur shpallja e emergjencës publike shëndetësore shkaku i COVID-19 të hiqet, edhe këto kufizime do të hiqen.

 

Tani, sipas disa vlerësimeve, kufirin e SHBA-së pritet që të tentojnë ta kalojnë deri në 10 mijë emigratë cdo ditë pas 11 majit.

 

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë të votojnë Aktin e Sigurimit të Kufirit në po të njëjtën ditë, më 11 maj. Ky projektligj prej 213 faqesh ringjall një sërë politikash të ish-presidentit Trump, si ndërtimi i barrierave përgjatë qindra kilometrave të kufirit me Meksikën.

 

Ky projektligj, që synon edhe shkurtimin e një programi që u jep emigrantëve mundësinë që të qëndrojnë në SHBA, do të ndikonte edhe te refugjatët ukrainas. Por, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Biden do ta përdorë veton ndaj këtij projektligji./REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
covid-19 emigrantë SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa kohë që bazat britanike nuk përdoren kundër nesh

më shumë...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

më shumë...

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për kamerat, vetëdorëzohet në polici Pjerin Bitanji

më shumë...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore të Letonisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • Nuk mund të arrinte në maternitet, nëna sjell në jetë foshnj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.