Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden lëshoi dje një urdhër ekzekutiv,  i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

 

Për këtë vendim, ka reaguar edhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se Amerika me këtë urdhër të ri, e ka për filantropin George Soros, kryeministrin Edi Rama, presidentin serb Vuçiç dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

 

“Soros-Vucic-Rama-Thaci duhen konfiskuar pasurite pasi provokimi me ndryshimin e kufinjve ishte akt lufte dhe destabilizimi me i rende qe mund te imagjinohet per Ballkanin”, shkruan Jamarbër Malltezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *