Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve për dy gazetare më 2018 dhe 2019, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

 

Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romatike, është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në Gjykatën në Virxhinia.

 

Në informacionet e ofruara ka pasur shqetësime për kapacitetin e një sistemi të armëve të një shteti të huaj. Autoritetet kanë thënë se motivi i veprave të Fresës ka qenë që t’i ndihmojë gazetares për t’u ngritur në pozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *