E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shau nga nëna futbollistin shqiptar në Euro 2020, dënohet Arnautovic

Sulmuesi austriak, Marko Arnautovic është dënuar nga UEFA me 1 ndeshje pezullim për shkak të ofendimeve me përmbajtje raciste ndaj futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

 

Reklamë

Gjatës festës për golin e tretë të shënuar ndaj Maqedonisë së Veriut pak ditë më parë, ai shau nga nëna futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski.

 

Reklamë

Për pasojë, ai do të humbasë ndeshjen kundër Hollandës, që është planifikuar të zhvillohet të enjten.

 

Maqedonia e Veriut kërkoi nga UEFA që të dënonte lojtarin për veprimin, e menjëherë u hap një hetim.

 

Arnautovic kërkoi falje përmes mediave sociale. Ai pranoi që kishte shpërthyer dhe kishte thënë disa fjalë të tepruara, por hodhi poshtë çdo akuzë për racizëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë