E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti këtë të shtunë, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja si do të jenë temperaturat

Shqipëria do të përfshihet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët. Megjithatë, në Ultësirën Perëndimore dhe në jug të vendit, në intervale të shkurtra kohore, shiu pritet të intensifikohet deri në nivel mesatar, duke u shoqëruar edhe me shtrëngata afatshkurtra.

Reklamë

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës. Ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 7 gradë Celsius në Peshkopi dhe në 8 gradë Celsius në Kukës e Bajram Curri.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.