E enjte, 29 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shabani: Nisma Thurje meritonte më shumë mandate se partia e Tom Doshit

Endri Shabani, drejtuesi i Nismës Thurje, forcë e cila nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, shprehet se ata ishin më të besuarit nga votuesit mes alternativave të reja.

 

Reklamë

I ftuar në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Shabani tha se Nisma Thurje, në krahasim me PSD-në e Tom Doshit, meritonte të përfaqësohej në Kuvend, pasi kishte një listë dinjitoze dhe program konkret.

 

“Unë mendoj që meritonin më shumë mandate se partia e Tom Doshit. Për shkak të 33 projektligjeve që kishim përgatitur. Ishte një rezultat shumë i mirë me rrethanat që kemi patur. Nga të gjithë alterantivat e reja, ne u besuan më shumë nga qytetarët. Kjo është gjë e mirë. Ne do të vazhdojmë me betejën tonë. Në do të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme vendore.”

Më shumë video

Reklamë