Subscribe

Përtej sistemit zgjedhor, proporcional rajonal dhe parashikimeve në kodin zgjedhor, mënyra sesi vota e diasporës do të përkthehet në mandate në parlament është pikënisja e përplasjes mes dy partive politike.

 

Për aq kohë sa numri i shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit është i lartë mbi 1 milionë dhe godet drejtpërdrejt interesat e dy forcave kryesore, socialiste dhe demokratike, konstitucionalisti Kristaq Kume identifikon tre problemet që kërkojnë zgjidhje.
Kryesoja sipas ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është pesha e votës së diasporës në rezultatin e zgjedhjeve.

 

KRISTAQ KUME
KONSTITUCIONALIST, ISH-KRYETAR I KQZ
Referuar kodit te praktikave te mira zgjedhore rekomandohet se duhet patur parasysh te trajtimit te mundesise per mos ta patur forcen e votes ne konvertimin e saj ne mandate njesoj te barabarte midis votes se diaspores dhe te qetetareve qe jetojne brenda vendit.

 

Si problematikë të dytë, Kristaq Kume identifikon atë se çfarë duhet të quajmë diasporë, pra e drejta e votës nga jashtë duhet të jetë e njëjtë për të gjithë apo e kushtëzuar sipas disa kritereve?

 

KRISTAQ KUME
KONSTITUCIONALIST, ISH-KRYETAR I KQZ
Mundesia per te votuar nga jashte territorit jo si nje e drejte e pakufizuar por si nje e drejte e kushtezuar. Po ashtu praktikat nderkombetare japin shembuj, cila mund te jete kohezgjatja, sa vite ke ne emigracion ose tregues te tjere, si ku ke lindur. Mund te jesh sot zgjedhes dhe ske lindur dhe as ke jatuar asnje dite ne Shqiperi.

 

Çështja e tretë është mënyra e votimit, elektronikisht apo me postë. Kjo e fundit për ish-kryetarin e KQZ-së është e duhura.

 

KRISTAQ KUME
KONSTITUCIONALIST, ISH-KRYETAR I KQZ
Nuk shoh ne kushtet e vendit tone, menyre tjeter perves se asaj me poste. Kurse votimi permes intenetit per mua as ka pse te diskutohet sepse je jemi shume larg te te pranuarit te nje rezultati qe vjen permes kesaj menyre. Referuar vetem Gjermanise, gjyakata e ka cilesuar kete menyre jo-kushtetues.

 

Publikisht partitë politike shfaqen të vendosura për bërjen realitet të votës së diasporës në parlamentaret e 2025-së. Janë po ato që në zgjedhjet e një viti më parë e penguan atë. Komisioni politik Regullator nuk miratoi asnjë akt nënligjor për mundësimin e votës nga jashtë. Mbetet për t’u parë nëse Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore që ende nuk ka nisur punën do të ndërmarrë ndryshime në ligjin zgjedhor apo edhe të kushtetutës pasi nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i mbështetur nga Enkelejd Alibeaj u propozua krijimi i qarkut të 13-të.

 

KRISTAQ KUME
KONSTITUCIONALIST, ISH-KRYETAR I KQZ
Te thuash qe do te krijosh nje zone te 13 kur ne nuk e dijme akoma nese do te kemi kete sistem zgjedhor, per mua eshte thjesht pjese e nje diskutimi ne tavoline por jo zgjdihje e problemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *