E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 41 minuta më parë
Vendi

Sfidat e turizmit në Shkodër, problem pastërtia, mungojnë vrojtuesit në plazhe

Në një kohë kur disa prej bashkive në Shqipëri e kanë nisur sezonin turistik, Shkodra duket se nuk është ende gati. Problematikat që duhet të zgjidhen janë emergjente. Pastërtia, niveli i zhurmave dhe menaxhimi i trafikut janë kryesoret.

Vija bregdetare dhe ajo liqenore duhet të garantojë siguri për pushuesit dhe në këtë pikë, masat për vrojtuesit dhe largimi i mjeteve lundruese jashtë standardeve, janë dy zgjidhjet e para.

Reklamë

Nënkryetarët e bashkive bashkë me pasqyrimin e situatës, nuk fshehen as kritikat.

“Lënie pas dore të kësaj zone, ku në 2 vite nuk është dhënë asnjë investim”, tha Ferit Ringaj, nënkryetar i bashkisë Pukë.

Shkodra është një qark me turizëm të ndërthurur. Për zonat malore shqetësim vijon të jetë mungesën e energjisë elektrike, ku më e prekur mbetet Malësia e Madhe me Lëpushën, Vermoshin, Razmën etj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë