Subscribe

Ndërsa turizmi gjatë muajve të verës u kushtëzua nga pandemia e koronavirusit, pikëpyetje të shumta ngrihen lidhur me turizmin dimëror.

Në një intervistë të dhënë për Vizion Plus, ministri i Turizmit, Blendi Klosi thotë se qeveria është duke punuar në tre drejtime më qëllim për t’i ardhur në ndihmë strukturave hoteliere.

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT

E para të vazhdojmë të mbajmë aleancën dhe dakordësinë mes strukturave që të përgatiten. E dyta të kemi mundësinë që strukturat të vazhdojnë të investojnë. Me fondet e garancisë do të ofroj shumë  marrjen e kredive për turizmin shqiptar dhe kjo është një arritje e madhe që kemi dakordësuar tashmë me bankën për zhvillimin europian . E treta të vazhdojmë të trajtojmë turizmin si një ure lidhëse ndërmjet anëve të ndryshme.

 

Për ministrin Klosi, paketa e përbashkët turistike me Kosovën do të jetë një tjetër hap pozitiv. Por për operatorët turistik të zonës së Korçës, pritshmëritë e zhvillimit të një turizmi të mirë për këtë vit janë shumë të pakta, referuar edhe situatës së shkaktuar nga pandemia.

 

Pronaret e  hoteleve, restoranteve e bujtinave thonë se nëse rikthehen masat kufizuese atëherë situate do të bëhet edhe më e vështirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *