Subscribe

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë tre ndeshje brenda muajit nëntor. Fillimisht, kuqezinjtë do të luajnë takimin vllazëror ndaj Kosovës, ndërsa më pas pret Bjellorusinë dhe Kazakistanin, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri Edi Reja bëri publike dhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion,  ku bie në sy dhe rikthimi i disa nga lojtartëve me peshë si Gjasula, Balaj apo Uzuni.

EDI REJA

TRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE

”Mund të kemi një skemë lojë ndrryshe në bazë të  lojtarëve që do vijnë. Di që Veseli e ismajli duhet të vijnë, edhe Gjimshiti apo Hysaj, por nuk dihet se çfarë do të vendosë Italia, Nëse nuk vijnë këta, do të gjej zgjidhje tjetër. Në mesfushë duhet të vijnë të gjithë, Gjasulën e kam në dispozicion por vjen vonë, është për ndeshjet e tjera. I shtyjmë të gjitha diskutimet për të martën, e që aty do të jem më preciz, bazë të lojtarëve do të bëj modifikime, do të më pëleqente një skemë 4-3-1-2. ”

 

Mungesat e disa prej futbollistëve  mund të ndikojnë jo pak në lojën e skuadrës megjithatë sipas teknikut italian objetivat e skuadrës janë të qarta

 

EDI REJA/ TRAJNERI I KOMBËTARES

Kemi probleme si herën e kaluar. Strakosha, Dermaku, Mihaj, Roshi, Mersinaj, Lenjani, Trashi që nuk e dimë nëse vjen. Këto dy ndeshje janë vendimtare se i kemi për detyrim që t’i fitojmë, pavarësisht problemeve. Në fushë shkon Shqipëria dhe duhet të fitojë medoemos ndeshjet se ky ishte obektivi për të arritur në vendin e pare. Kemi mundësinë për ta bërë mirë dhe kush hyn në fushë do të japë 110% për të arritur këtë objektiv. Kjo është dëshira e vullneti ynë, që të mbyllim këtë grup dhe të mbërrijmë në vendine pare.”

 

Përfaqësuesjsa e Shqipërsië do të luaj më Kosovën në 11  Nëntor për ti lën vend më pas Kazakistanit 15 nëntor dhe tre ditë më vonë ndaj Bjellorusisë, dy sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *