Tre P-të e njohura tashme, Partneritet Publik Privat po i ndeshim gjithnjë e me shume ne sektorë e shërbime te ndryshme. Ne shëndetësi, energji, infrastrukture, ekonomi, madje dhe arsim, qeveria ka vendosur t’ia besoje menaxhimin e tyre kompanive private. Por nje filozofi tjetër po aplikon Erion Veliaj me fuqizimin dhe shtimin e ndërmarrjeve publike. Shërbimet kryesore qe sjellin dhe me shume te ardhura për kryeqytetin, Veliaj ka vendosur t’i menaxhoje vete. Nënkryetari Arbjan Mazniku tregon per Vizion Plus, se pse shërbimi i parkimit, me fitime te konsiderueshme, ia dha kompanive private. Shërbimi i pastrimit te qendrës se kryeqytetit, do te menaxhohet nga nje tjetër ndërmarrje publike. Ne bashkëpunim me Bashkinë e Veronës ne Itali, ne fillim te shtatorit, ndërmarrja publike do te kete ekskluzivitetin e pastrimit te mbeturinave dhe larjes se rrugëve, deri ne kufirin e unazës se vogël. Me herët, kryetari Veliaj ka deklaruar se edhe ne transportin urban, nje linje do te menaxhohet tërësisht nga bashkia. Kjo jo vetëm per te shtuar te ardhurat, por edhe te ofruar nje shërbim cilësor ne Tirane, standard qe deri tani nuk është vendosur nga operatoret privat. Ndërsa Partneritetin Publik Privat, bashkia ka planifikuar ta kete ne terminalet e autobusëve te linjave nderqytatase, te cilët do te ndërtohen ne dy pikat hyrëse dhe dalëse te Tiranës.