Franca u përfshi serish nga protestat e dhunshme te shtunën. Afro 70 mijë demonstrues bllokuan sheshet kryesore, duke shkaktuar jo pak incidente.

 

Edhe pse tubimi nisi në mënyrë paqësore, mijëra protestues të “Jelekëve të verdhë” u përplasën me policinë, duke e detyruar këtë të fundit të përdorë gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë turmën.

 

Ministri i brendshëm dënoi dhunën e jelekëve të verdhë, duke e cilësuar si të papranueshme.

 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron. Ata gjithashtu po planifikojnë edhe mbajtjen e një greve të përgjithshme që do të nisë më 5 shkurt.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze, protestat e jelekëve të verdhë po tkurren duke shënuar çdo javë e më pak pjesëmarrës. Besohet se javën e kaluar “jelekët e verdhe” arritën te nxirrnin ne rruge e sheshe afro 84 mije njerëz.

 

Këtë të diel, “shamitë e kuqe” mbështetës te presidentit Macron do të mbajnë një tubim paqësor në Paris për të mbrojtur demokracinë e institucionet në Francë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *