Subscribe

Vazhdon të jetë i lartë numri I rasteve ditore që zbulohen me Covid-19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësise  në 24 orët e fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Autoritetet shendetësore gjithashtu thanë në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Mirëpo Ministria bëri të ditur se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar dhe se në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Këtë të dielë patëm 83 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin ndërsa në spital janë aktualisht 72 pacientë nga të cilët 4 janë të intubuar në gjendje të rënde.

Për momentin në vendin tonë  janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria kërkoi sidomos kujdes maksimal sidomos edhe për të gjithë atë që shkojnë me pushime por edhe për operatorët turistik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Testime totale 32353
Raste pozitive 3454
Raste të shëruara 1946
Raste Aktive 1415
Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 223
Shkodër 180
Vlorë 113
Lezhë 63
Fier 29
Kukës 43
Korçë 32
Elbasan 36
Berat 39
Gjirokastër 25
Dibër 18

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *