Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2025
Vizion fokus

VIDEO/ Nuk pranoi të paguaj shezlong, momenti tronditës kur...

Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej drejt Greqisë!...

Dedja u ndoq dhe u qëllua sapo parkoi makinën,...

OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të vdesin në...

I dyti më i votuari në listën e hapur...

Detaje nga atentati në Durrës, 29-vjeçari i ekzekutuar rezulton...

Horror në Francë, ponari i restorantit vret 57-vjeçarin, e...

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Atentati në Durrës, identifikohet 29-vjeçari i vrarë, pamje nga...

Rama falenderon diasporën: Mbështetja juaj, një mesazh i fuqishëm...

  • arrow
  • I PAMPOSHTURI

I PAMPOSHTURI

I ardhur nga një familje me rrënjë të thella dhe të fuqishme, Xhezairi hakmerret për vëllain e tij, i cili punoi për shtetin e tij dhe ra viktimë e një sabotimi. Ai nis një jetë të re duke bërë sikur ka vdekur për hir të shtetit dhe sigurisë së familjes. Si pasojë e një dëmtimi gjatë operacioneve të vazhdueshme jashtë vendit, Xhezairi turk takon Firuzen, një nga mjeket që s’njeh kufij. Edhe pse i mungon gruaja dhe familja, ai e di që s’do të kthehet më kurrë tek ata. Xhezairi, i cili ra në dashuri me Firuzen dhe krijoi sërish familje, do të demaskohet dhe detyrohet të kthehet përsëri në Stamboll, mirëpo, për këto zhvillime s’janë në dijeni as familja e tij e re dhe as familja tjetër, të cilën e ka marrë malli dhe prej vitesh luten në varrin e tij. Stambolli, të cilin e la pas duke i besuar, do t’i shfaqet si një Stamboll krejt ndryshe.

Regjisor: Mustafa Sevki Dogan.

Skenaristët: Zylkyf Jyxhel dhe Zehra Jyxhel

Aktore: Oktay Kaynarca (Xhezair), Ebru Özkan Saban (Lejla), Ali Seçkiner Alıcı (Baba Kurban), Ragıp Savaş (Atakan), Mina Derman (Suna), Batuhan Sezer (Omer Asaf), Ahmet Yıldırım (Xhafer), Tanıl Yöntem (Xhanberk), Osman Albayrak (Drejtor Sinani).

Xhirimet e serialit kane nisur në Uzbekistan, në të cilin Oktay Kaynarca, do të rishfaqet serish ne Vizion Plus me personazhin e Xhezair Turkut. Seriali i cili do të vazhdojë të xhirohet si në Turqi ashtu edhe në Uzbekistan do të shfaqet së shpejti në ekran. Emri Oktay Kaynarca është përfshirë gjithashtu në hartimin e projektit dhe historinë e përgjithshme të serialit të shumëpritur. Oktay Kaynarca, i cili së bashku me Onur Tan, i cili gjithashtu ishte ne regjine e “Familja e Madhe”, ideuan projektin dhe historinë e “I Pamposhturi”, i cili tërhoqi vëmendjen e audiences qe ne episodin e tij te pare.

Pas xhirimeve në Stamboll, ekipi i serialit shkoi në Samarkand dhe Buhara, kryeqyteti i Rrugës së Mëndafshit dhe gjithashtu kryeqyteti i 16 shteteve në historinë e botës, për të xhiruar pjesët e historisë që zhvillohen jashtë vendit. Ekipi, i cili bëri një përgatitje dhe kërkime të gjata për rajonin, punoi me përpikëri në shumë detaje nga arti në teknikë. Xhirimet do te duhej të ndalonin herë pas here, për shkak të interesit te madh te banoreve vendas te cilet mbushnin sheshet e xhirimit.

“I Pamposhturi”, seriali i cili ben bashke emrat e njohur të ekraneve pati nje ndikim të madh që në prezantimin e tij të parë, duke u shnderruar në skenën e emocioneve nga fillimi në fund. Episodi i pare ia doli te “gozhdonte” shikuesit perpara ekranit me një episod madhështor, i cili percolli emocion pas emocioni në çdo skenë te tij. Seriali i cili do të përmendet shpesh per kastin dhe skenarin e tij të fortë, la gjurmë edhe per muzikën e tij. Këngët popullore të interpretuara në “I Pamposhturi” u shpërndanë shpesh në rrjetet sociale. Interesim të madh për skenat e serialit shfaqën edhe përdoruesit e rrjeteve sociale, duke e çuar serialin në krye të listës Trends Topic.

Kasta e aktorëve

Oktaj Kajnarxha / Xhezair Turk

Që në një moshë shumë të re ai ka qenë njeri famëkeq në botën e fshehtë të Stambollit. Ai kërkon të hakmerret për vëllain e tij i cili u vra si rezultat i një operacioni të CIA-s. Me mendimin se hakmarrja s’është një pjatë që shërbehet e ftohtë, por është diçka që duhet marrë sa më parë, ai eliminon brenda një kohe të shkurtër drejtorin e CIA-s të Turqisë, i cili urdhëroi vrasjen e vëllait të tij. Po ky veprim ka pasoja. Për të mbrojtur familjen e tij, ai duhet të pranojë të shtiret sikur ka vdekur.

Lejla Turk / Ebru Özkan Saban

Ajo është një grua e guximshme dhe fisnike që megjithëse e dinte se sa e vështirë do të ishte jeta e saj kur të pranonte të martohej me Xhezair Turkun, rrezikoi që në fillim. Çdokush që do të merrte lajmin për vdekjen e të shoqit dhe shtatzëninë në të njëjtën ditë, mund të mërzitej me fatin po të ishte në vendin e saj, por ajo është Lejla Turk. Shoqja e jetës së Xhezair Turkut, mikesha, e besuara.

Firuze Turan / Pelin Akil

Studente idealiste e mjekësisë e cila nxiton në punën që ka ëndërruar prej kohësh pasi diplomohet dhe përfundon specializimin. Arsyeja e vetme që e zgjodhi këtë profesion është për t’u bashkuar me “Mjekët pa kufi” dhe këtë e realizon. Teksa i zgjat dorën e ndihmës njerëzve në kufij dhe gjeografi të panjohura, ajo ndeshet me një oazë në mes të shkretëtirës.

Baba Kurban / Ali Seçkiner Alıcı

Baba Kurbani është një nga miqtë më të besueshëm të Xhezairit. Ai është një njeri që flet pak, por me vend. Ai jeton në një fermë me pesë fëmijët, katër prej të cilëve janë djem dhe një vajzë. Besnikëria, guximi dhe nderi janë motoja e tij dhe e familjes. Pas kthimit të Xhezairit, të gjithë fëmijët e tij do të bëhen truproja e Xhezairit.

Tatavlla / Engin Benli

50 vjeçar… Ai ka lindur në një periferi të Stambollit ku më parë njihej si Tatavlla, ndërsa tani njihet si Kurtullush. Tatavlla është përmendur gjithmonë me emrin e periferisë ku ka jetuar dhe ku ka ushqyer dashuri dhe shumë kulturë. Inteligjenca, largpamësia, aftësitë e planifikimit dhe menaxhimit ishin tiparet që e dallonin nga bashkëmoshatarët. Tatavlla kishte aftësitë për të qenë në vende të ndryshme dhe pozicione të ndryshme, nëse babai i tij s’do ta vriste mamanë kur ai ishte vetëm 10 vjeç dhe nëse s’do të duhej t’u bindej ligjeve të rrugës për të mbijetuar. Në moshën 12-vjeçare, gjatë një konflikti me dy fëmijë më të mëdhenj se vetja në Tarlabashë për të mbrojtur jetën dhe bukën e gojës, ai i plagos ata. Shtëpia e Riedukimit u bë strehë për të dhe e shpëtoi nga rrugët e ftohta. Aty kishte ushqime të ngrohta si dhe libra…

Deri në moshën 18-vjeçare ai hynte rregullisht me vetëdije pothuajse çdo dimër në Shtëpinë e Riedukimit. Pothuajse ka lexuar çdo libër që ka gjetur. Njohuritë që ka marrë nga librat, dhomat e ftohta të burgjeve si dhe mbijetesa në rrugë e ka bërë më dominant. Kur mbushi 20 vjeç, pasi zbuloi se pushteti ndodhet te paraja dhe zgjuarsia, s’hyri më në Shtëpinë e Riedukimit. As në rrugë s’u kthye më. Ai u bë dikush që sundonte me dijen e tij dhe jo duke bërë krime. Tatavlla s’ka qarë asnjëherë në jetë. Ndoshta ngaqë s’ka ndjenjën e dhembshurisë apo ngaqë mendja është më dominante se sa ndjenjat e tij.

Vdekja do të shëtisë midis tyre, kur ai të përballet si një dinak dhe armik i pamëshirshëm me Xhezairin Turk. Kë do të prekë vdekja? Kë do të shkatërrojë? Vetëm fati e di…

Atakan / Ragıp Savaş

Ai është kreu i organizatës dhe miku i vjetër i Xhezairit dhe vëllait të ndjerë të tij, Jëlldërëmit. Ai është i lidhur fort pas ligjeve, gjithashtu e do shumë kombin e tij. Pas kthimit të Xhezairit, marrëdhënia e tyre do të prishet. Për Atakanin s’ka fuqi më të madhe sesa ligji. Ai s’ka tolerancë ndaj askujt, qoftë edhe ndaj Xhezairit që shkel ligjet.

Jean Luc Tonnerre / Burak Çelik

Jean Luc është një makinë vrasëse që ka kryer operacione të shumta në Çad, Tahiti, Xhibuti dhe Guam. Ai ishte një ndër njerëzit që bënte të gjitha punët e pista në kolonitë afrikane të francezëve. Ai u arratis nga njësia e tij në Guam dhe tashmë ndodhet në Stamboll. Një 30-vjeçar që s’e di se ç’do të thotë familje, një luftëtar i arsimuar, i zgjuar, planifikues që s’i trembet syri nga asgjë dhe që s’i pëlqen të flasë shumë apo të shprehë dashurinë. Nganjëherë të habit aq shumë me mirësjelljen e tij. Kur është e nevojshme bëhet si një makinë vrasëse.

Xhengiz Onbeshli / İsmail Demirci

Një person dinak, rebel dhe aspak i lehtë për t’u menaxhuar. Ai e kupton menjëherë rëndësinë e tryezës dhe kërkon mënyrat për të arritur majën. Xhezairi aplikon për votën e “Dajallarëve” që edhe ai të marrë pjesë në mbledhjet e tryezës. Edhe pse “Dajallarët” e miratojnë, Ateshi s’ndihet aspak i qetë. Midis tyre fillon rivaliteti. Onbeshli është në kërkim të Radovan Samaçit, një anëtar i njësisë paraushtarake serbe “Akrepat”, i cili i ka vrarë familjen e tij para shumë kohësh në Sebrenicë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më të klikuarat

  • Video virale/ Burri demaskon gruan e tij në festën e ditëlin...
  • Dielli kalon te Binjakët, Meri Gjini bën parashikimin e Horo...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • Tradhti jashtë Ferma VIP? Alba paralajmëroi “tërmet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services