E mërkurë, 21 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Senati mbështet Trump për luftën, Republikanët rrëzojnë me votë rezolutën që kërkonte të kufizonte presidentin

Republikanet në Senatin Amerikan hodhë  poshtë një projektligj për të ndaluar luftën kundër Iranit, duke I dhënë fuqi të plotë presidentit.

Rezoluta, e cila synonte të detyronte administratën Trump të kërkonte miratimin e Kongresit përpara ndërmarrjeve të sulmeve të mëtejshme, nuk arriti të miratohej pasi dështoi me rezultatin 53 vota kundër dhe 47 pro .

Reklamë

Dokumenti ishte një rezolutë për fuqinë e luftës, një mekanizëm që i jep Kongresit mund të kufizojë përdorimin e forcave ushtarake nga presidenti pa autorizimin e ligjvënësve.

Në këtë rast, rezoluta do të kërkonte që presidenti të ndalojë operacionet ushtarake kundër Iranit nëse nuk merr miratim të qartë nga Kongresi.

Reklamë

Demokratët argumentojnë se Trump e ka lënë menjanë Kongresin dhe ka dhënë  arsye të ndryshme për luften. Shumica e republikanëve e bllokuan rezolutën, por disa thanë se mund të ndryshojnë kursin nëse lufta zgjerohet në javët e ardhshme.

Votimi u krye në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur dhe konfliku mnd të  prshkallëzohet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë