Subscribe

Kandidati per kreun e PD Eduard Selami ka propozuar ndryshimin e statutit te Partisë Demokratike per te sanksionuar dorëheqjen e kryetarit kur humbet zgjedhjet. Gjate takimeve me demokratet e Durrësit, Shijakut, Rrogozhinës e Fierit, selami vuri ne dukje se gara përballë nje njeriu qe është ne krye te partisë nuk garanton barazi dhe per dokumenti baze qe rregullon funksionimin e PD duhet te ndryshoje.

 

“Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i Partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetare partie, që të shmangen këto gjëra. Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetarë në detyrë me eskortë, ndërsa unë me një shofer që nuk din rrugët.”

 

Selami ka nënvizuar rendesine qe ka per te ardhmen e partisë bashkimi i te gjithë demokrateve.

 

“Dalim nga strukturat dhe përçahemi. Kundërshtarët tanë po e shijojnë këtë, edhe ato “miq” mezi presin të na shohin përtokë, por ne të gjithë sëbashku nuk do ia japim këtë shans. Do të dalim më të fortë nga kjo garë, duke thënë disa të vërteta që duhej të ishin thënë me kohë, jo duke folur në mënyrë personale jo duke hedhur njëri-tjetrin, jo në mënyrë përjashtuese.”

 

Selami ka premtuar se ne rast fitoreje te shtunën e ardhshme ai do t’u jape pushtet demokrateve te thjeshte te zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *