Kronikë
Sekuestrohen tre mina me telekomandë, pranga 2 të rinjve

Dy te rinj kane rene ne pranga te policisë se Tiranës, pasi konsiderohen si me rrezikshmëri te larte per shoqërinë. Jurgen Muho 24 vjeç, si dhe Eraldo Kataroshi 19 vjeç, u arrestuan nga uniformat blu, pasi ne makinën tyre u gjenden 3 mina te pajisura me telekomande.
Shërbimet e policisë se komisariatit numër 6, kishin siguruar informacionin se dy shtetasit bashkëpunonin se bashku per veprime te rrezikshme. Pas nje hetimi te thelluar, policia u vu ne ndjeke te tyre duke kryer arrestimin dhe sekuestrimin ne flagrance te municioneve si dhe makinës tip “volksvagen”.
Reklamë
Vazhdo të lexosh
Reklamë




