Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

Scholz pret në Berlin Tusk dhe Macron, Ukraina fokusi i diskutimeve

15 Mars 11:22

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Takimi i tyre vjen në një kohë kur janë duke u rritur dallimet mes Gjermanisë dhe Francës në politikën e tyre për Ukrainën.

Scholz pritet të takohet me Macronin të premten në mesditë.

Dy liderët do ta takojnë pastaj së bashku kryeministrin polak Tusk.

Ky do të jetë takimi i parë i Trekëndëshit të Vajmarit në nivel të lartë prej qershorit të vitit të kaluar.

Bisedimet mes tyre do të mbahen gati tri javë pas takimit të rreth 20 liderëve qeveritarë në Paris, ku u diskutua lufta në Ukrainë. Konferenca e tyre mbaroi me qëndrime të ndara për mundësinë e dërgimit të trupave në zonën e luftës.

Trekëndëshi i Vajmarit u themelua në gusht 1991 nga ministrat e atëhershëm të jashtëm Hans-Dietrich Genscher, Roland Dumas dhe Krzysztof Skubiszewski, në Vajmarit, në Gjermani.

Ky grup ka filluar të takohet më shpesh prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para pak më shumë se dy vjetëve.

Të enjten, Macroni përsëri u bëri thirrje fuqive perëndimore të mos tregojnë shenja dobësie kundër Rusisë, si dhe e përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore brenda Ukrainës nuk duhet të hidhet poshtë.

“Sot nuk jemi në gjendje, por të gjitha këto opsione janë të mundura”, tha Macron.

Scholz e kishte kundërshtuar qëndrimin e Macronit pas takimit të liderëve në Paris për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Ai kishte thënë se pjesëmarrësit ishin pajtuar që vendet evropiane të mos dërgojnë “trupa tokësore” në tokën ukrainase. /REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Macron Scholz Tusk

Nga e njëjta kategori

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

më shumë...

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje donacionesh!

më shumë...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me Trump

më shumë...

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.