Ish-drejtoresha e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Sarandë, Ardiana Shehu, u arrestua këtë të premte me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndalimi i Shehut u bë me urdhër te prokurorisë, pasi ishte përfshirë në fushatë elektorale te Partisë Socialiste. Ministri teknik i drejtësisë e kishte pezulluar nga detyra 20 ditë më parë. Shehu ishte duke pushuar në Borsh me vajzën e saj, kur u ndalua nga policia. Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale, ish-drejtoresha e hipotekës u shtrua në spital për të marre ndihmën mjekësore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *