Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk është vetoja e Bullgarisë ajo që ka penguar çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE-në.

 

Sipas tij, disa shtete nuk janë dakord. Berisha thekson se Rama me deklaratat dhe qëndrimet e tij dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit, por me Ballkanin e Putinit.

 

‘Ky ishte udhëtimi i cili dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat, nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria. Janë disa vende të BE-së të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet. Shqipëria ka shënuar rrokullisje të mëdha. Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por është regresi i demokracisë në Shqipëri dhe mos plotësimi i kushteve nga qeveria e Edi Ramës.

 

Ka grabitur mandatin e tretë, rrokullisja në lirinë e mediave. Nëse lexoni deklaratat e Edi Ramës, faktojnë se ky njeri shkoi në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Milorak Dodik, dhe jo kryeministër i Shqipërisë. Rama është i rreshtuar me Ballkanin e Putinit. Ai u shfaq në konferencë me Vuçiçin dhe Kovaçevskin. Asgjë nuk mund ta lidhte kryeministrin e Shqipërisë me atë të Serbisë, përveç fakti se duhet të dëshmonte se ka bërë zgjedhjen e tij.’– tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *