Ministri i brendshëm i Italisë Mateo Salvini ka sfiduar kancelaren gjermane Angela Merkel e cila ka parashikuar kthimin e grupit të parë me emigrantë më 9 tetor, në bazë të marrëveshjes për kthimin e tyre në vendin ku ata kanë hyrë në fillim.

 

Salvini është shprehur për mediat se “nëse dikush, në Berlin apo në Bruksel, mendon se mund të shkarkojë dhjetëra emigrantë në Itali me fluturime çarter të paautorizuar, i themi se nuk do të ketë asnjë aeroport në dispozicion.

 

“Ne do i mbyllim aeroportet siç mbyllëm portet”, paralajmëroi ministri i brendshëm i Italisë Mateo Salvini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *