Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka hedh poshtë pretendimet se partia e tij populiste është përpjekur të marrë financime të fshehta nga Rusia.

 

Në reagimin e tij Salvini ka theksuar se ai është i fokusuar në mbrojtje të asaj që e quan “kulturë e krishterë” si dhe për çështjen që e ka shpërblyer më shumë në zgjedhje, emigracionin.

 

Ndërsa prokurorët e Milanos pohojnë se partia e ekstremit të djathtë Lega ka kërkuar financime të fshehta ruse, zëvendëskryeministri italian ka shtuar komentet e tij anti-emigracion në tubimet dhe në faqet e tij të mediave sociale, duke e lidhur migracionin me krimin dhe papunësinë dhe duke paralajmëruar se kjo është kërcënim për kulturën tradicionale të Italisë.

 

Nga ana tjetër kritikët e tij  thonë se ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat për Rusinë dhe nga problemet e ekonomisë së vendit, e cila vazhdon të jetë e zhytur në recesion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *