Deputeti i PD Ervin Salianji, ka komentuar ndryshimet e bëra në kabinetin e qeverisë Rama.

 

Nga Korça, Salianji e cilësoi këtë vendim një lajm të mirë, pasi sipas tij u larguan të gjithë ministrat e akuzuar nga opozita. Mes të tjerash demokrati është shprehur se ky është hapi i parë i fitores së betejave opozitare për të larguar qeverinë.

 

“Për Shqipërinë, pa diskutim është një lajm i mirë, që largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, që kanë pasur afera të rënda korruptive. Ky është hapi i pare i fitores se betejave opozitare per te larguar qeverine. Hapi tjeter, duket qe e ka ndermarre vete Rama, per te kaluar ne nje qeveri tranzitore, deri ne dorezimin perfundimtar te pushtetit. Lajmi i keq per Shqiperine eshte, qe edhe ne keto muaj do te qeveriset nga nje qeveri teresisht familjare qeveri e familjes se Rames, bashkëshortes apo ish bashkëshortes se Rames  dhe duket qe ne menyre te turpshme edhe ne 2018,nuk eshte tejkaluar nje faze, qe u mbyll ne 2005,qe ministrat, qe vijne ne periudhen e fundit te pushtetit, per te vjedhur dhe plackitur cfare ka mbetur. Eshte e sigurt, qe asnje nga ministrat e larguar, perfshi edhe Niko Peleshin, nuk do ti shpetoje drejtesise dhe SPAK-ut, por edhe me amendimet kushtetuese dhe ligjin antimafia qe ka propozuar PD. Dy ministrat e tjere, Spiropali dhe Shalsi, nuk asnje përfaqësimi ne qytetin e Korces. Njeri eshte kapur duke thene vjedhim me lezet, ndersa tjetra, e di gjithe Kolonja, se si shkon bashkeshorti i saj, me cante ne Erseke, per te marre pagesat nje here ne muaj. Ata nuk janë aty per ndonje projekt politik, por per ti sherbyer Edi Ramës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *