Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, nuk la pa sulmuar edhe Kongresin e Partisë Socialiste. Duke e krahasuar më Kuvendin e 30 prillit, ai deklaroi se këto dy ngjarje ishin si nata me ditën.

 

Sipas tij në Kongresin e PS flitej për drogë thuajse si mafia italiane e Cosa Nostres, ndërsa në Kuvendin e PD, për lirinë dhe vlerat dhe integrimin europian.

 

 

Në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare ju pa dy Kuvende. Ndoqi Kuvendin e partisë qeverisës. E  kam denoncuar para jush ai ngjiste më shumë se çdo gjë tjetër si Kuvend i Cosa Nostras, në të cilin ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat apo dëgjuat si program, si pikë kryesore, si çështje themelore të Shqipërisë jo varfërinë dhe mjerimin, jo korrupsionin dhe krimin, jo rrogat e ulëta, por vetëm drogën, drogën dhe vetëm drogën si kurorë e narkoshtetit. T’ia kishte shkruar presidenti i Cosa Nostras atë fjalim nuk mund ta shkruante ndryshe. Veç kësaj çështja e dytë madhore e Kongresit të partisë siçiliste ishin hanxharët, shpalli SPAK-un si hanxhar të partisë. Ju garantoj se një trajtim të tillë të prokurorisë nuk ja bënte as kryexhelati Enver Hoxha, kurse në Kuvendin e demokratëve ju patët rastin të dëgjonit të flitet për lirinë, për votën e lire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *