Safet Gjici është i bindur që në fund të sezonit Kukësi I tij do të ngreje trofeun e kampionit të vendit.

Gjatë deklaratave të tij për emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, njeri që financon me shumë sukses prej vitesh skuadrën veriore u shpreh se diferenca 6 pikëshe me Partizanin nuk është e parikuperueshme por  patjeter qe skuadra e tij duhet ti fitojë te gjitha ndeshjet.

 

“Ne kemi patur veshtiresite tona, sepse kemi luajtur jashte Kukësit. Ekipin e kemi me te mire se Partizani, por vete kushtet kur kemi luajtur jashte fushës tonë herë në Kamëz, herë në Tiranë dhe herë në Elbasan, na kane penalizuar. Megjithatë ne jemi per titull dhe besoj se do ja arrijme.

 

Ngacmimit te gazetarit Lirim Zalla se Kukesi ka ekipin me te mire por Partizani ka grup, edhe presidenti Gjici e aprovoi duke thene se kjo ishte e vertete.

 

Ndërsa sa I takon kritikave të opinionit sportive se ai është një president që e vë skuadrën dhe trajnerin shumë nën presion Gjici iu përgjigj kështu:

 

“Ne këtë cështjen e presionit e kemi si ushqim të përditshëm. Kukësi në fakt është mësuar me presionin sepse kemi fituar trofe duke luajtur nen presion. Kjo është një gjë normale sepse ne cdo ndeshje kerkojmë fitore. Ka kërkesë llogarie tek Kukësi, jo presion.”

 

Sa I takon merkatos shumë cilësore të bërë gjatë muajit janar dhe organikës s bollshme që Kukësi ka, Safet Gjici tha se nuk ka bërë gjë tjetër vecse I ka plotësuar cdo kërkesë stafit teknik.

 

“Është e vërtete që këto lojtarë që kemi marrë janë ndër më të mirët në Shqipëri, por nuk i sistemoj dot unë si president. Është stafi që e di se ku vendosen, ku e ka vendin lojtari, tani ti tregoj unë skemat stafit? Cfarë kanë kërkuar unë i kam çuar trajnereve. Dua stol, dua titullarë, ja kam dërguar. Cfarë mund të bëj tjeter unë? Unë mendoj se ne si ekip I kemi të gjitha mundësite të realizojmë atë që duam, por natyrisht që rrugës mund të ketë edhe gabime, edhe hapa fals. Kjo është normale ne futboll”.

 

 

Pyetjes se moderatorit Nuraj ne lidhje me zërat për largimin e Cungut, presidenti Gjici tha se askush nuk largon trajnere nga Kukesi pa arsye te forte.

 

“Te Kukesi nuk e heq trajnerin as gazetaret as tifozet.Trajneri tek ne hiqet per dy arsye, ose kur nuk ka rezultate ose e heq une. Duhet te kuptojme qe trajneri nuk eshte punetori I fushes. Trajneri eshte institucion dhe shpesh mediat kane abuzuar ne kete drejtim. Cungu gaboi ndaj Tiranes, e pranoi nje gje te tille edhe vete dhe une nuk kam asnje arsye qe nje trajner qe reflekton ta largoj. Ai ka besimin tim maksimal por edhe te stafit.”

 

Më tej një opinion edhe sa I takon rivalit të madh për titullin kampion, Partizanin.

 

Partizanin, ne e kemi lënë përpara si puna e bicikletes. Por ne nuk shohim fare Partizanin,nuk kemi punë me ata, ne duhet të shohim punën tonë. Këtë jam kam thënë edhe lojtarëve.Unë nuk kam pasur farë pergjigje e kundërpërgjigje me Partizanin. Cilës skuadër do ti mbajnë gjunjët deri në fund, ajo do të shpallet kampion. Partizani vazhdon përpara deri sat a mbajnë gjunjët, po I lanë do rrijë, po nuk I lanë do vazhdojë. Vetëm finishi do tregojë kush do e mbajë titullin.

 

Më pas edhe basti me gazetarin Lirim Zalla:

 

“Unë them që trofeun do e ngreme ne, Partizani del I dyti. Do takohemi sërish në këtë studio në fund të sezonit”

 

Gjici vleresoi edhe Teuten si skuader te forte.

 

“ Ne nuk perfitojme shume nga Kamza pasi kemi luajtur. Ne Partizanit do ti shkojme prapa, avash avash, dale e ngadale, dhe jemi te bindur se keshtu mund ta kapim. Do takohemi serish ne kete tryeze. Ne do jemi kampion, dhe Partizani do te jete I dyti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *